image Arineta Mula tregon për incidentin në Zubin Potok: Të shtënat më ngjallën ndjenjën e luftës

Siguri

Arineta Mula tregon për incidentin në Zubin Potok: Të shtënat më ngjallën ndjenjën e luftës

news image

Bjeshkatarja e grupit “Kosovo Mountain Club”, Arineta Mula, ka treguar se si u sulmuan nga serbët në veri të Kosovës, më konkretisht në Zubin Potok, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka thënë se deri në momentin kur kishte ndodhur ngjarja, grupi i alpinistëve shqiptarë kishin përfunduar gjysmën e rrugës, derisa shton se një serb u kishte dhënë ndihmë në shteg dhe ishte përshëndetur me grupin.

Të shtënat e zjarrit nga dy persona që ishin veç 5 metra përballë nesh në sekondat e parë më ngjallën ndjenjën e luftës, pastaj e brengosur për të tjerët dhe vazhdimi pa u ndal me plumba na dha bindjen qe po vinin pas nesh. U larguam shpejtë duke u kthyer nga kishim ardhur. Deri në atë pikë ku u sulmuam kishim realizuar 3,5 km të ecjes apo gjysma e ecjes së planifikuar duke kaluar dy fshatra. Deri në fshatin e fundit në drejtim të majës Shijak i Bubës, na u dha ndihmë për shtegun nga një banor serb i cili na mirëpriti duke përshëndetur të gjithë, pas disa minutash u sulmuam nga serbë të tjerë”, ka thënë ajo.

View this post on Instagram

A post shared by arineta (@arinetamula)

“Pas atyre te shtënave situata u qetësua sa më shumë largoheshim. I përgëzoj të gjithë bjeshkatarët që u treguan të matur dhe pa panik. Plani i ecjes ndryshoj për shkak te sulmit. Ne vazhduam ecjen për në Majën e Mprehtë 1789m, Shala e Bajgores”, përfundoi Mula.

Pjesëtarë të grupit të shqiptarëve prej rreth 40 personave nga “Kosovo Mountain Club” kanë arritur të incizojnë momentin kur dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.

/Gazeta Sinjali/