Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka pasur kritika për planin franko-gjerman të pranuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkak se aty nuk përmendet askund Lugina e Preshevës dhe parimi i reciprocitetit, raporton Gazeta Sinjali.
Arifi, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës e përshëndesin marrëveshjen, por që ka ankesa për shkak se nuk ndalet diskriminimi i shqiptarëve dhe pasivizimi i adresave.
“Ne, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përshëndesim marrëveshjen e djeshme në Bruksel. Por, nuk ka reciprocitet siç premtoi Kurti, nuk përmendet askund në marrëveshje Lugina e Preshevës dhe asnjë garanci nga Serbia për të ndalur diskriminimin dhe pasivizimin e adresave”, shkroi ai.
Shkrimi i plotë i tij: