image Arifi për emërimin e Sinanit: Qeveria e Kosovës në vend se të krijojë unitet në Preshevë, po krijon përçarje

Politikë

Arifi për emërimin e Sinanit: Qeveria e Kosovës në vend se të krijojë unitet në Preshevë, po krijon përçarje

news image

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi e ka komentuar emërimin e Ardita Sinanit nga Qeveria e Kosovës si këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Arifi për Klankosova.tv ka thënë se me këtë vendim Qeveria e Kosovës, në vend se të krijojë unitet, po krijon përçarje.

“Vendimi i marr për Sinanin është dëshmi, për atë që e kam thënë javët e fundit, në muajt e fundit, çdo qytetari në Kosovë, që qasja e Vetëvendosjes ndaj shtetit të vet, që e ka kidnapuar qeverinë, për ta instrumentalizuar atë ndaj qytetarëve të Preshevës, është dëshmuar me këtë vendim”, ka thënë Arifi për Klankosova.tv.

“Në vend se të krijojë unitet në Luginë të Preshevës, krijon përçarje në vazhdimësi, vendos marrëdhënie me një parti, për shkak se Sinani është kryetarja e partisë së vetme në Preshevë, është në një parti e cila është humbëse e të gjitha zgjedhjeve”.

Ai përmendi edhe emrin e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, që sipas tij, Sinani ka lidhje familjare me të.

“Liburn Aliu, është personi i cili mundohet që fatin e Preshevës, me ndiku me kësi vendimi, subjektiv përçarës për Luginën  e Preshevës, për shkak se e ka Sinanin kojshike, familjarizim në një formë më pak ndryshe, vaj halli për neve ku ka ardhur Qeveria e Kosovës dhe vaj halli për qytetarët e Preshevës, nga një qeveri të tillë”, shtoi ai.

Derisa në fund përmendi edhe dy milionë eurot që thotë se ky është shkaku.

“Po duket ashiqare dy milionë eurot e kanë përça edhe vet qeverinë, ‘a me dhënë në Luginë, a mos me dhënë’, me shkelë një vendim të Parlamentit të Kosovës, sepse krejt këto bëhen për shkak të dy milionë eurove”, përfundoi Arifi.

/GazetaSinjali/