Arianit Ahmeti nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka konfirmuar kandidaturën e tij për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Sinjali Sporti.
Ahmeti thotë se ka pritur që FFK-ja t’i shpall zgjedhjet për kryetar.
“Ju konfirmoj se kam mbeshtejen e klubeve ( mbi 15) të nevojshme për kandidim për kryetar të FFK-së, në ditët në vijim do të prezantojë programin tim për udhëheqje të FFK-së. Me të gjithë futbollëdashesit do të bashkpunoj për të bërë ndryshimin e duhur për ta zhvilluar futbollin tonë, që vitet e fundit u degradua shumë nga Agim Ademi i cili ia humbi shkelqimin dhe imazhi pozitive qe e kishte futbolli ynë”, thotë Ahmeti.
Kjo është kandidatura e dytë për këtë pozitë. Kandidati tjetër është Remzi Ejupi.