image Ariana Grande kryeson në listën e nominimeve në MTV EMA

Bota e Yjeve

Showbiz/ Ariana Grande kryeson në listën e nominimeve në MTV EMA

news image

Ylli i muzikës pop, Ariana Grande, kryeson në nominimet e MTV European Music Awards me shtatë të tilla.

26-vjeçarja garon për çmime në kategoritë: Artisti më i mirë, Kënga më e mirë, Kënga më e mirë pop, Performanca më e mirë live, Aktrimi më i mirë si dhe Numrin më të madh të fansave.

Menjëherë pas Ariana Grandes më së shumti nominime ka këngëtarja e re në moshë Billie Eilish, me gjashtë të tilla.

Krahas Arianës dhe Billiet, pesë nominime ka J Balvin, ndërsa me nga katër nominime janë Taylor Swift dhe Lizzo.

MTV European Music Awards do të mbahet më 3 nëntor në Spanjë./Gazeta Sinjali/