Këngëtarja shqiptare, Argjentina Ramosaj, ka njoftuar ndjekësit në Instagram se ka hapur një llogari në TikTok, ndërsa i ka pyetur se çfarë do të donin që ajo të postonte për ta, shkruan Gazeta Sinjali.
Shumica nga ta kanë kërkuar që të publikojë video nga përditshmëria e saj.
Dikush nga ndjekësit ka kërkuar që të postojë takimin e parë me burrin e saj. Sigurisht që Argjentina ka pranuar dhe ka publikuar fotografinë.
“Mendoj që filluam të dalim bashkë, pas kësaj nate”, ka shkruar ajo.