Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj, për një kohë të gjatë nuk ka qenë aktive në skenën muzikore, ndërsa tani është rikthyer me një bashkëpunim.
Ramosja përmes një postimi në Instagram, ka njoftuar fansat e saj se së shpejti do të sjellë bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Young Zerka.
Argjentina ende nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme për titullin e këngës, por ka theksuar se do të lansohet shumë shpejt.
“A ma jep” titullohet projekti i fundit i këngëtares, që ishte pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Gazeta Sinjali/