image Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës i kërkuari nga Policia e Kosovës

Siguri

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës i kërkuari nga Policia e Kosovës

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim dhe për të cilin kishte urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i kërkuari është kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dje rreth orës 15:00.

Policia njofton se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/