image Arbërie Nagavci shkel Kushtetutën – konstaton Gjykata Kushtetuese

Drejtësi

Arbërie Nagavci shkel Kushtetutën – konstaton Gjykata Kushtetuese

news image

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që t’i shfuqizojë disa nga nenet e Udhëzimit Administrativ për Kriteret dhe Procedurat e Themelimit dhe Pushimit të Veprimtarisë së Institucioneve të Arsimit Parauniversitar.

Ministria e Arsimit kishte marrë autoritetin për të vendosur lidhur me çështjen e mbylljes së shkollave në nivel lokal sipas këtij Udhëzimi Administrativ.

Pas kësaj, Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrat, i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me Udhëzimin Administrativ.

Udhëzimi i Ministrisë për kompetencën për vendimmarrje të plotë nga pushteti qendror për formimin dhe shfuqizimin e institucioneve të nivelit parauniversitar nëpër komuna bie ndesh me kompetencat e pavarura të komunës, sipas Kushtetutës.

Po ashtu në akgjykimin e Kushtetuës thuhet se “Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes akteve nënligjore nuk mund t’ përcaktojë vetes kompetenca që nuk i janë përcaktuar me ligj të miratuar nga Kuvendi i Republikës, e të cilat kompetenca mund të ndërhyjnë në
veprimtarinë e vetëqeverisjes lokale në fushën e arsimit apo të cenojnë përgjegjësitë komunale në këtë fushë.”

“Gjykata përfundimisht ritheksoi se, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 123 të saj, vetëqeverisja lokale është e garantuar dhe e rregulluar me ligj dhe bazuar në nenin 124 të saj, çdo rishikim administrativ i akteve të komunave nga autoritetet qendrore në fushën e kompetencave të tyre, kufizohet në sigurimin e përputhjes me Kushtetutë dhe ligj. Në kuptim të kësaj, Gjykata theksoi se pushteti qendror dhe në rrethanat e rastit konkret, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes akteve nënligjore nuk mund t’i përcaktojë vetes kompetenca që nuk i janë përcaktuar me ligj të miratuar nga Kuvendi i Republikës, e të cilat kompetenca mund të ndërhyjnë në veprimtarinë e vetëqeverisjes lokale në fushën e arsimit apo të cenojnë përgjegjësitë komunale në këtë fushë. Një parim i tillë, në kuptim të vetëqeverisjes lokale, buron edhe nga dispozitat e Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale. Gjykata vëren se, Kushtetuta dhe ligjet e aplikueshme qartësisht saktësojnë ndarjen e kompetencave përkatëse, duke përfshirë edhe në fushën e arsimit dhe që të dy nivelet e qeverisjes, janë të detyruara të veprojnë në përputhje të plotë me të njëjtat.” – thuhet në në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

/GazetaSinjali/