image Arbër Zeneli publikon mesazhin fyes nga një person: Tani i themi vetit shqiptar

Futboll

Arbër Zeneli publikon mesazhin fyes nga një person: Tani i themi vetit shqiptar

news image

Njëri ndër futbollistët më të mirë të Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, ka publikuar një mesazh të një personi i cili e fyen anësorin kosovar pas humbjes ndaj Çekisë.

Përkundër se Zeneli nuk ka luajtur fare në këtë ndeshje, ai është ofenduar nga një person. Mungesa e tij është për shkak të këputjes së ligamentit të gjurit, lëndim ky më i rëndi për një futbollist.

Për shkak se Zeneli nuk ka mundur të jetë në fushë për shkak të lëndimit të rëndë, tifozi shqiptar ka dal krejtësisht nga vetja.

“E tani i thojna vetit shqiptar”, ka shkruar Zeneli në foton që ka publikuar në ‘Instastory’, duke publikuar edhe mesazhin e rëndë që i ishte dërguar atij.

Futbollistët e Kosovës nuk e meritojnë në asnjë mënyrë fyerje të tilla, e aq më pak Zeneli. Futbollistët kanë qenë të mrekullueshëm duke bërë bujë në gjithë boten. Kosova nuk u kualifikua në Euro2020 nga faza e kualifikimeve të rregullta, por që ka edhe një mundësi nga Liga e Kombeve./Gazeta Sinjali/