image Arbenita reagon pasi serbët ia bëjnë "unfollow" për këtë postim

Bota e Yjeve

Arbenita reagon pasi serbët ia bëjnë “unfollow” për këtë postim

news image

Arbenita përmes një video në rrjetin social Instagram, iu është përgjigjur personave që e bëjnë “unfollow” për një postim.

Një postim i Dua Lipës, në të cilin artistja publikon flamurin që ishte lëshuar me dron në ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Këtë postim e kanë shpërndarë edhe shumë emra të njohur, ndërsa reagimet e serbëve ishin të menjëhershme.

Mes atyre që e shpërndanë postimin e Duas ishte edhe modelja Arbenita Ismajli, e cila me një video tregon se si po reagon kur serbët dhe ata që e urrejnë ia bëjnë “unfollow”.

“Ndjekësit serb (ose kushdo që më urren) më bëjnë unfollow sepse e bëra repost postimin e Dua Lipës rreth fakteve për hartën e shqiptarëve. Unë:”, shkruan modelja, teksa në sfond dëgjohet një këngë e Duas, kurse me dorë bën lëvizjen që thotë “largohuni”. /Gazeta Sinjali/