Brenda pak ditësh e vogla e Arbenita Ismajlit dhe Feros feston 2 muaj jetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Arbenita ndan shpesh në rrjete sociale foto me vogëlushen Nina.
Ditën e sotme ajo ka postuar në Instagram disa imazhe të saj duke u shprehur se koha po kalon shpejt dhe e vogla po rritet.
“Vogëlushja ime do të jetë 2 muajshe së shpejti. Si t’ja bëj që koha të kalojë ngdalë”, shkruan Arbenita në një postim.
Por imazhi i Ninës ngjalli shumë kritika tek ndjekësit duke thënë se fotoja ishte e bërë me filtra.
Por ajo nuk e ka lënë me kaq dhe më pas ka shpërthyer e revoltuar ndaj mesazheve negative që njerëzit shkruajnë edhe për një bebush.
“Gijthmonë e kam ditur se Instagrami është toksik. Por të gjykosh dhe një të porsalindur… Ju nuk keni as zemër dhe as tru. Unë jam e rritur mjaftueshëm për t’ju përballuar të gjithë ju”, shkruan Arbenita në një tjetër postim.