image Arben Vitia sërish kryetar i LVV-së në Prishtinë

Politikë

Arben Vitia sërish kryetar i LVV-së në Prishtinë

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të jetë kryetar i degës së Vetëvendosjes në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.

“Qendra e Prishtinës përfundoi dje procesin zgjedhor të nisur në mars 2022 me zgjedhjet për nivelin e dytë organizativ. Falë angazhimit dhe punës së shumë prej jush procesi zgjedhor i zhvilluar me demokraci të drejtpërdrejtë u përmbyll me sukses.

Para nesh i kemi sfidat dhe mundësitë. Së bashku do t’i jetësojmë si aspiratë progresiste, si demokraci, si vlera socialdemokrate dhe si organizim gjithpërfshirës shoqëror.

Duke ju falënderuar për kontributin e dhënë, ndihmën e paçmuar në çdo hap dhe për besimin që më dhatë në drejtimin e Qendrës së Prishtinës, ju ftoj që të përpiqemi së bashku, për më mirë, për më shumë.”, njoftoi Vitia.

/GazetaSinjali/