Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi, se ish-zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka qenë personi më destruktiv në koalicion.
Gashi ka thënë se këtë gjë Bislimi i Lëvizjes Vetëvendosje e ka thënë me mllef, pasi kanë xhelozi personale mes vete.
“Këtu ka një problem personal mes të dyve. Vijnë nga një fushë. Kanë xhelozi profesionale”, ka deklaruar Gashi.
“Hoti e ka njohur më mirë procedurën dhe politikat. Plus Hoti ka qenë personi kyç në Qeveri. Kjo i ka shkaktuar irritim Bislimit. Po shihet”, është shprehur Gashi në RTV Dukagjini.