image Arben Gashi bën propozimin për themelimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore: Është i domosdoshëm

Politikë

Arben Gashi bën propozimin për themelimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore: Është i domosdoshëm

news image

Shefi i Grupit Parlament të LDK-së, Arben Gashi ka treguar nevojën e themelimit të komisionit hetimor parlamentar për çështjen e rezervave shtetërore.

Para deputetëve, ai ka thënë se një hetim parlamentar për këtë çështje është i domosdoshëm.

“I paraqesim Kuvendit të Kosovës propozimin për formimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin e rezervave shtetërore dhe hetimin parlamentar lidhur me keqpërdorimin e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekrete shtetërore për r furnizime të tilla”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, hetimi i tillë duhet të ndodh.

“Ne deputet nënshkrues e konsiderojmë se është e domosdoshme që te kemi hetim parlament për të parë nga afër se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat për çështje të rezervave shtetërore si dhe te propozojmë hetimin e çështjeve duke mos u kufizuar vetëm në çështjen ne vijim”, ka thënë Gashi.

Më tej, ai ka treguar për rëndësinë e këtij komisioni.

“Duke pasur parasysh indicet përtej dyshimit të bazuara për abuzime të mundshme e konsiderojmë të nevojshme që të behet hetim i thelluar parlamentar. Me qellim të ushtrimit të mandatit tonë kushtetuese parlamentar theksojmë nevojën e madhe të zhvillimit të këtij hetimit, veçanërisht kur kihet parasysh faktin që rezerva shtetërore është e nivelin prioritar të sigurisë nacionale. Mënyra e menaxhimi nga qeveria dhe institucioneve tjera të sigurisë është me rendësi jetike”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/