Arabia Saudite ka thënë se ka ekzekutuar 81 të burgosur, përfshirë ata që janë të dënuar për vrasje, apo që u përkasin grupeve militante.
Agjencia shtetërore e lajmeve ka bërë të ditur këtë njoftim më 12 mars.
Ajo ka thënë se personat e ekzekutuar kanë qenë pjesëtarë të grupeve si: Al-Kaida, Shteti Islamik, apo rebelë Huthi.
Sipas saj, ata kanë qenë duke planifikuar sulme nëpër vende të ndryshme dhe kanë kontrabanduar armë brenda Arabisë Saudite, shkruan REL.
Shkalla e këtij ndëshkimi konsiderohet më e larta që ka ndodhur në vjetët e fundit në territorin e Arabisë Saudite.