image Aprovohet kërkesa e LDK-së për seancë të jashtëzakonshme, emrat e 62 deputetëve që e nënshkruan

Kosovë

Aprovohet kërkesa e LDK-së për seancë të jashtëzakonshme, emrat e 62 deputetëve që e nënshkruan

news image

Kuvendi i Kosovës e ka aprovuar kërkesën e shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashit, për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me qëllim të votimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo seancë pritet të mbahet të hënën, më 12 tetor, duke filluar nga ora 10:00.

Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë listën e deputetëve që e kanë nënshkruar kërkesën për mbajtjen e kësaj seance.

Sipas kësaj liste, janë gjithsej 62 deputetë që kërkojnë që këtë të hënë të hidhet sërish në votim Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike./Gazeta Sinjali/