Sipas një studimi nga Strategy Analytics, Apple pritet të bëhet ofruesi kryesor i telefonave inteligjentë vitin e ardhshëm.
Samsung, LG , Motorola dhe OnePlus, të gjithë ata kanë lansuar tashmë telefonat inteligjentë që mbështesin standardin e ardhshëm celular 5G.
Apple është ende duke pritur, por do të marrë përsipër pozicionin e udhëheqjes në 5G, sipas një studimi të botuar së fundmi nga Strategy Analytics.
Analistë të tjerë gjithashtu besojnë se gjenerata tjetër e iPhone do t’i japë Apple përsëri impuls.
Ata presin që 200 milionë iPhone të shiten në vitin e ardhshëm dhe tregjet kryesore pritet të jenë SHBA dhe Kina.
Aktualisht, Samsung është ende përpara me pajisjet 5G.
Sidoqoftë, të dy tregjet më të mëdha të 5G, Kina dhe SHBA, do të mbizotërohen nga Huawei dhe Apple, tha Ville-Petteri Ukonaho i Strategy Analytics.
Këto dy kompani gjithashtu do të merrnin drejtimin në 5G vitin e ardhshëm.
Potenciali i Huawei për shitje të smartphone në 5G jashtë Kinës është i kufizuar nga mosmarrëveshja tregtare me SHBA, kjo është arsyeja pse Apple duhet të mbizotërojë në një afat të shkurtër./Gazeta Sinjali/