image Apostolova përmend luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar për liberalizim të vizave

Kosovë

Schengen/ Apostolova përmend luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar për liberalizim të vizave

news image

Në hapjen e vitit të ri akademik të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për lëvizjen e lirë në zonën schengen të qytetarëve të Kosovës.

Prej aty, ajo ka theksuar përsëri se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Ajo gjithashtu ka këshilluar që sistemi arsimor në Kosovë të fuqizohet në bazë të transparencës dhe stabilitetit dhe emërimet në qendrat e arsimit të bëhen përmes procesit të selektimit.

“Mirë po siç thashë luftimi i  korrupsionit dhe krimit të organizuar sepse janë vlera esenciale të Bashkimit Evropian…. E di shumë mirë  se çfarë është të sugjerohesh për viza , dhe ti humbësh disa mundësi për të shkuar diku për shkak të vizave .  Çfarë mund të jetë këshilla ime… Sepse edukimi këtu ka qenë i privuar , mund ta mësoni nga prindërit tuaj , mirëpo çfarë është e rëndësishme tani në këtë demokraci të re, mirëpo tani sistemi i arsimit duhet të vendoset në bazën e transparencës dhe stabilitetit”.

“Dhe  çfarë dua të shoh në këto emërime në menaxhment dhe lidership në qendrat e arsimit të bëhet përmes  një procesi të duhur të selektimit. Ne nuk duam të shohim nepotizëm ne sektorin e arsimit sepse ndikimi politik në këta sektorë është krim dhe ne nuk mund ta lejojmë që këtë krenari të të rinjve të Kosovës të e prishim vetë m sepse një ditë ju do të konkurroni në tregun e punës me të gjithë tregun Evropian “, ka deklaruar ajo