Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, i ka uruar mirëseardhje përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i cili sot do të qëndrojë në vendin tonë.
Ajo e ka bërë këtë me një “cicërimë” në Twiter duke iu përgjigjur postimit të vet spanjollit që kishte paralajmëruar ardhjen.
“Mirësevjen në Kosovë, Josep Borrell! Vizita e parë është gjithnjë e veçantë”, shkroi ajo.
Ndryshe, nënkryetari i Komisionit Evropian, Borrell sot do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, me përfaqësues të partive parlamentare si dhe përfaqësues të komuniteteve dhe kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka. /Gazeta Sinjali/