image Apostolova i shkon në zyrë ministrit Zemaj, flasin për programin në shëndetësi

Kosovë

Apostolova i shkon në zyrë ministrit Zemaj, flasin për programin në shëndetësi

news image

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, sot ka pritur në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ku diskutuan për programin në sekotrin e shëndetësisë si dhe llogaridhënien ndaj luftës së korrupsionit.

Zemaj ka falënderuar Bashkimin Evropian për asistencën e dhënë sektorit të shëndetësisë, në veçanti për ndihmën prej 5 milionë eurove në mjete mbrojtëse profesionale për personalin shëndetësor, materiale dhe pajisje mjekësore për reagim adekuat ndaj pandemisë COVID-19 në Kosovë.

Në takim është biseduar edhe për koordinimin e aktiviteteve, vazhdimin e përkrahjes së BE-së për Kosovën dhe sektorin e shëndetësisë si dhe përgatitjen e Kosovës për aplikim për projektet e programit të IPA-3 të Komisionit Evropian./ Gazeta Sinjali/