image Apostolova fton ministrin Reka të flasë para ambasadorëve të BE-së

Kosovë

Takimi/ Apostolova fton ministrin Reka të flasë para ambasadorëve të BE-së

news image

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, sot ishte i ftuar nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, përfaqësuesja e posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, që t’u fliste shteteve anëtare të BE-së në lidhje me procesin integrues, planet e Ministrisë së Integrimeve dhe prioritetet e saj.

Në këtë takim të mbyllur u diskutuan sfidat, u ripërsërit mbështetja e BE-së në rrugën integruese të Kosovës, u kërkua përkrahja në të gjithë sektorët nga BE-ja, si dhe u vendos aktivizimi dhe dinamizimi i agjendës së takimeve të përbashkëta në Prishtinë dhe në Bruksel, për të përshpejtuar procesin përpara integrues të Kosovës.

Më tej, u shqyrtua mundësia e organizimit të takimeve të rregullta të MIE-së dhe Zyrën e BE-së, si edhe u diskutua për sigurimin e mbështetjes tutje të kësaj zyre dhe shteteve anëtare të BE-së në këtë proces për Kosovën.