Gjykata e Apelit brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë e ka hedhur poshtë kërkesën e Hysni Gucatit për seancë dëgjimore, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara.
“Paneli i Gjykatës së Apelit: REFUZON kërkesën për dëgjim; dhe mohon ankesën në tërësinë e saj”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit./Gazeta Sinjali/