image Apeli ia vërteton dënimin prej 25 vitesh burgim burrit që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë

Drejtësi

Apeli ia vërteton dënimin prej 25 vitesh burgim burrit që vrau gruan me shufër metalike në Kamenicë

news image

Pas shqyrtimit të ankesave, Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit të Kosovës ka marrë vendim për refuzim si të pabazuar ankesën e të akuzuarit, N.M kurse është vërtetuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan.

N.M është shpallur fajtor për shkak të veprës penale vrasje e rëndë, kurse ndaj tij është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 25 vjetëve.

“Gjykata e Gjilanit kishte njoftuar se i akuzuari dyshohet se me datë 25.07.2020 rreth orës 12:00 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë, Komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, më dashje e ka privuar nga jeta anëtaren e familjes, bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M., në atë mënyrë që fillimisht janë fjalosur e më pas i pandehuri ka marr një shufër metalike – mjet të përshtatëm me gjatësi 73 cm, e godet fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe më pas njëherë në anën e majtë të kokës e cila rrëzohet në dysheme, më pas i pandehuri vazhdon të godas me shufër metalike disa herë, duke i shkaktuar plagë të hapura në kokë, të cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse për viktimën”.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 25 vite burgim.

/GazetaSinjali/