image Apeli ia vërteton dënimin Gjokiqit, të dënuarit me 12 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Drejtësi

Apeli ia vërteton dënimin Gjokiqit, të dënuarit me 12 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

news image

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit për krime lufte, Zoran Gjokiq (Zoran Đokić), ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e shpalli fajtor të akuzuarin, duke e dënuar me 12 vjet burgim.

Po ashtu, gjykata e shkallës së dytë e ka hudhur si të palejuar ankesën e përfaqësuesit të palëve të dëmtuara, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i akuzuari Z.D. është shpallur fajtor se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Krime të Luftës Kundër Popullatës Civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, lidhur me nenin 3 të përbashkët për Konventat e Gjenevës të datës 12.08.1949 dhe nenin 4 të Protokollit 2 të datës 08.06.1977 shtojcë e Konventave të Gjenevës, duke e dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjetëve, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim”, thuhet në njoftimin e Apelit./GazetaSinjali/

Aktgjykimiii