image Apeli e vërteton dënimin me 5 vjet burgim ndaj Baceviç, i dënuar për krime lufte

Drejtësi

Apeli e vërteton dënimin me 5 vjet burgim ndaj Baceviç, i dënuar për krime lufte

news image

Gjykata e Apelit ka vërtetuar dënimin me 5 vite burgim ndaj të dënuarit për krime lufte në ’98-ën në Bellopojë të Pejës, Svetomir Baceviç.

E kjo pas refuzimit të ankesave të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), mbrojtësit të të dënuarit Baceviç, avokat Dejan Vasiq, si dhe vetë të akuzuarit Baceviç, raporton “Betimi për Drejtesi”.

Ndryshe, më 8 shtator të vitit 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar me persë vjet burgim Baceviç.

Kundër këtij, aktgjykimi, brenda afatit ligjor kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit palët në procedurë. Por që sipas këtij vendimi të Apelit ato janë refuzuar.

/GazetaSinjali/