image Apeli e liron nga akuza për marrje ryshfeti drejtorin e shkollës së mesme në Malishevë - Sinjali

Apeli e liron nga akuza për marrje ryshfeti drejtorin e shkollës së mesme në Malishevë

news image

Gjykata e Apelit e ka liruar nga akuza për marrje ryshfeti drejtorin e shkollës së mesme të lartë në Malishevë “Hamdi Berisha”, Izet Hotin, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar avokati i Hotit, Besnik Berisha.

Ky vendim u mor pas ankesës që avokati Berisha e kishte bërë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, e cila e kishte dënuar Hotin me 8 muaj burgim efektiv dhe 1 mijë euro gjobë.

Sipas kolegjit të Apelit, gjykata e shkallës së parë gabimisht e ka vërtetuar gjendjen faktike dhe gabimisht e ka shpallur fajtor Hotin për veprën penale me të cilën ngarkohej./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin