Gjykata e Apelit e ka liruar nga akuza për marrje ryshfeti drejtorin e shkollës së mesme të lartë në Malishevë “Hamdi Berisha”, Izet Hotin, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar avokati i Hotit, Besnik Berisha.
Ky vendim u mor pas ankesës që avokati Berisha e kishte bërë ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, e cila e kishte dënuar Hotin me 8 muaj burgim efektiv dhe 1 mijë euro gjobë.
Sipas kolegjit të Apelit, gjykata e shkallës së parë gabimisht e ka vërtetuar gjendjen faktike dhe gabimisht e ka shpallur fajtor Hotin për veprën penale me të cilën ngarkohej./GazetaSinjali/