Gjykata e Apelit e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, e cila më 7 korrik të këtij viti, e dënoi me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, të dënuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, raporton Gazeta Sinjali.
Në aktvendimin e gjykatës së shkallës së dytë thuhet se në aktgjykimin e Gjykatës së Ferizajt ka pasur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.
“Me aktgjykimin e lartcekur të Gjykatës Themelore në Ferizaj, i akuzuari N.P. është shpallur fajtor për shkak të veprave penale vrasje e rëndë nga neni 179, paragrafi 1, nën-paragrafët 4 dhe 12 të KPRK dhe dy veprave penale mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374, paragrafi 1 të KPRK, ndërsa për shkak të këtyre veprave penale, ndaj të akuzuarit në fjalë është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm”, thuhet në kumtesë./Gazeta Sinjali/
AP_PAKR_366_2021_SQ-1