image "Apel publik për Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin e LDK-së Mustafa"

“Apel publik për Kryeministrin Kurti dhe Kryetarin e LDK-së Mustafa”

news image

Jusuf Thaçi, zëvendësministër në MASHT, ka bërë apel publik për kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, që assesi mos ta shkarkojë ministren Hykmete Bajrami.

“Nëse kabineti në këtë minsitri defunksionalizohet ose çrregullohet, ta dini që të gjitha emergjencat me pasoja afat-gjata në këtë ministri do të mbeten të pa-adresuara e dëmet si pasojë e kësaj do të jenë të parikuperueshme, rrjedhimisht shumë të dëmshme dhe afat-gjata për arsimin në Kosovë”, shkruan Thaçi në Facebook, transmeton Gazeta Sinjali.