Këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj po vazhdon të shijojë pushimet.
Artistja ndodhet në jug të Shqipërisë, ku po kalon disa ditë pushimi, e cila përmes fotografive të ndara me ndjekësit e saj shihet se po kalon çaste të mira.
E fotografuar në një anije dhe me një fustan transparent ajo ka marrë vëmendjen e ndjekësve.
Komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.
Ndryshe, Anxhelina ka më shumë se pesë vite që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor edhe pse ka paralajmëruar rikthimin në skenë. /Gazeta Sinjali/