Këngëtarja e njohur shqiptare e cila jeton prej vitesh në SHBA, Anxhelina Hadergjonaj do të debutojë fuqishëm në muzikë këtë vit dhe fansat po presin me padurim, shkruan Gazeta Sinjali.
Në fillim të këtij viti, bukuroshja shqiptare tregoi se këngët janë regjistruar dhe se fabulat e tyre janë mbi dashurinë e dhimbjen.
Së fundmi, bukuroshja shqiptare ka postuar një video në Instagram, duke na zbuluar një pjesë nga kënga dhe duhet ta pranojmë se na emocionoi me zërin e bukur.
Ajo duket yll me një fustan të kuq dhe videon e ka shoqëruar me datën e publikimit të këngës, 25 shtator. /Gazeta Sinjali/