Këngëtarja Anxhela Peristeri e ka pranuar publikisht se ka blerë klikime për video-projektet e saj muzikore, të publikuara në YouTube.
Për trendin e shumëpërfolur të blerjes së klikimeve, Peristeri ka thënë se nuk është e vetmja nga estrada që e ka bërë këtë, duke shtuar se edhe kolegët e saj gjithashtu kanë blerë klikime.
“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, ka theksuar Anxhela.
Mes tjerash, ajo ka thënë se muzika ka funksionuar më mirë kur YouTube nuk ishte sasia matëse e suksesit të projekteve të artistëve.
“Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, ka përfunduar ajo në intervistën për AMSH.