image Anxhela Peristeri i përgjigjet kritikave të shumta për paraqitjen e saj në Eurovision

Bota e Yjeve

Anxhela Peristeri i përgjigjet kritikave të shumta për paraqitjen e saj në Eurovision

news image

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong, është kritikuar mjaftë shumë për paraqitjen e saj skenike, shkruan Gazeta Sinjali.

Por,  për të gjithë ata që e kritikuan, ajo i’u përgjigj duke theksuar se veshja ishte punuar me motive ilire në pjesën e sipërme dhe se ishte një nga veshjet më të bukura të Eurovision-it.

“Një këngë e cila është dramatike jo detyrimisht duhet të dalësh me të zezë për të shkuar në varrim. Unë isha një femër e fortë, e bukur,  shumë e përkëdhelur nga jeta që pësoi një disfatë. Kjo nuk do të thotë që unë do ta shuaj shpresën për veten time dhe të vishem me të zeza dhe të filloj të qaj. Veshja kishte motive ilire, te vendosura në qafë. Është e punuar në dorë në mënyrë perfekte. Është konsideruar si një nga veshjet më të bukura të Eurovision-it. Është një veshje që nuk është aspak vulgare, jashtë janë vetëm këmbët dhe gjithë pjesa tjetër është e mbuluar. Është një veshje seksi, por jo vulgare.”

Kritikave se ajo ka veshur të njëjtin fustan me jLo dhe Byonce i është përgjigjur se nuk ka asgjë të keqe që të jesh si këto të fundit.

“Ku është e keqja të jesh si Byonce dhe si Jennifer Lopez. Disa njerëz dalin dhe japin opinione për veshjen time, që nuk kanë pse ta japin fare. Kur nuk gjen një gjë, do të gjesh një gjë tjetër se s’bën që të kapen. Dhe këtë herë u kapën te veshja. Veshja nga të huajt është komentuar si një nga veshjet më të bukura të Eurovision-it. Mua më vjen shumë mirë për këtë, jam shumë e lumtur që e kam veshur dhe do ta vishja përsëri.” tha Anxhela. /GazetaSinjali/