image Anxhela Peristeri fiton ‘Festivalin e Këngës’

Bota e Yjeve

Anxhela Peristeri fiton ‘Festivalin e Këngës’

news image

Juria e edicionit të 59 të “Festivalit të Këngës” shpalli fituese Anxhela Peristerin me këngën e saj “Karma”.

Kënga me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Kledi Behatit ishte një ndër më të klikuarat në playlistën mbi Festivalin e Këngës në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar në YouTube.

https://www.youtube.com/watch?v=wax5TiT7sDQ&feature=emb_title

Në vendin e dytë u rendit Sardi Strugajt për këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit.

https://www.youtube.com/watch?v=ccl3zpAEm30&feature=emb_title

Vendi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini me “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.

https://www.youtube.com/watch?v=yDBxB5UpXkk&feature=emb_title

Gjatë mbrëmjes së sotme u dha edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës me fituese Evi Reçi, “Tjerr”, me muzikë nga Olsa Toqi dhe tekst të Florian Zykës./Gazeta Sinjali/