image Anwar Hadid uron Dua Lipën në 26 vjetorin e saj: Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia

Bota e Yjeve

Anwar Hadid uron Dua Lipën në 26 vjetorin e saj: Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia

news image

Këngëtarja shqiptare që ka arritur suksese të shumta, Dua Lipa, sot feston ditëlindjen e 26-të, shkruan Gazeta Sinjali.

Urimet për ditëlindjen e këngëtares kanë qenë të shumta nga familjarët e miqtë e saj, por një urim special nga i dashuri i saj, modeli, Anwar Hadid nuk ka munguar në mesin e shumë urimeve.

Hadid, urimin për të dashurën e tij, Duan e ka postuar në InstaStory, përmes një fotografie dhe një mbishkrimi të lezetshëm ku e shpreh edhe dashurinë që ka për të.

“Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia, të dua përgjithmonë”, ka shkruar Anwar Hadid.

Ndryshe, çifti janë të lidhur që nga vera e vitit 2019, gjithashtu në gusht të atij viti Hadid ka qenë i pranishëm në Prishtinë në “Sunny Hill”,festivalin e organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa. /GazetaSinjali/