Është anuluar vizita e presidentit Hashim Thaçi në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Presidenca ka njoftuar për anulimin e kësaj vizite, pa treguar për arsyen.
“Për shkak të ndryshimit të agjendës së presidentit Thaçi, vizita e paralajmëruar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike është anuluar”, thuhet në komunikatën e Presidencës.
Vizita e Thaçit në IKSHPK ishte paralajmëruar të zhvillohej në orën 11:00, ndërsa nuk dihen aktivitetet e tjera të presidentit gjatë ditës së sotme. /Gazeta Sinjali/