image Anulohet takimi mes Vuçiqit dhe Merkelit për shkak të koronavirusit - Sinjali

Botë/ Anulohet takimi mes Vuçiqit dhe Merkelit për shkak të koronavirusit

news image

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të bëjë vizitën e paralajmëruar në Gjermani, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Vuçiq pritej të takohej me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

 “Takimi i planifikuar do të mbahet, por përmes një konference me video në mesditën e së hënës midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq”, thanë nga Zyra e Kancelares, për dw.

Ndërsa, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha në një konferencë të rregullt shtypi të premtën tha se anulimi i takimit erdhi pas një marrëveshjeje nga “të dy palët”.

“Të dyja palët ranë dakord të anulojnë vizitën e Vuçiq në Berlin,” tha Seibert.

Përderisa, mediat e Beogradit raportuan se bisedimet midis Angela Merkel dhe Aleksandar Vuçiqit kanë të bëjnë me krizën e Kosovës, por edhe me luftën kundër koronavirusit. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin