image Anulohet takimi mes Konjufcës dhe Varhelyit i paraparë të zhvillohej sot, Kuvendi s'jep detaje

Politikë

Anulohet takimi mes Konjufcës dhe Varhelyit i paraparë të zhvillohej sot, Kuvendi s’jep detaje

news image

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Varhelyi, i paraparë për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet.

“Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, i paraprë për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet”, thuhet në njoftim​

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve.

Varhelyi do t’i fillojë takimet në Presidencë, ku do të pritet nga e para e vendit, Vjosa Osmani në orën 12:00, pas së cilit do të japin edhe deklarata për media. Fillimisht ishte paraparë takimi të nis në 10:00.

Takimi u shtye për një orë edhe me Kurtin. Fillimisht u raportua se komisionari do të takojë kryeministrin Albin Kurti në orën 11:05, por ai y shtye për në orën 12:45

/GazetaSinjali/