Zyra e Presidencës ka njoftuar se është anuluar konferenca e presidentit Hashim Thaçi e paralajmëruar për sonte në orën 19:00.
Kjo për shkak se Samiti i Zagrebit, i cili po mbahet online, po zgjatë më shumë se që ishte planifikuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Thaçi është vendosur ta përfaqësojë Kosovën në këtë Samit me ftesë të Bashkimit Evropian. /Gazeta Sinjali/