image Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit

Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit

news image

Me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), janë anuluar zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit, ku për rrjedhojë do të ketë rivotim.

PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kryetarit të kësaj komune, Rufki Suma.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, në Han të Elezit pas 14 viteve, në pushtet erdhi Partia Demokratike e Kosovës, me në krye Mehmet Ballazhin.

“Më datë 18.10.2021, PZAP-i, ka pranuar ankesë nga kandidati i pavarur Rufki Suma, i cili pretendon se gjatë netëve të fundit të zgjedhjeve lokale në Komunë e Hanit të Elezit simpatizantët e PDK-së, kanë bërë presion mbi qytetarët ku çdo qytetarë e kanë përcjellë me veturë dhe i kanë bërë ultimatum që të mos futen nëpër shtëpi, pra po ashtu dyshojmë se janë shpërndarë mjete për blerje të votave. Parashtruesi i ankesës thekson se e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë dalë për t’i shpërndarë turmën e njerëzve”, thuhet në njoftim.

KËTU mund të lexoni vendimin e plotë.

/Gazeta Sinjali/