image Anulohen qindra fluturime në Gjermani, pilotët futen në grevë

Evropë

Anulohen qindra fluturime në Gjermani, pilotët futen në grevë

news image

Pilotët në Lufthansa hynë në grevë të premten, duke detyruar kompaninë ajrore gjermane të anulojë qindra fluturime, shkruan Reuters.

Linja ajrore ka anuluar rreth 800 fluturime në bazat e saj kryesore në Frankfurt dhe Munich të premten, duke prekur 130 mijë pasagjerë dhe tha se po punonte për të minimizuar ndikimin e grevës.

Sindikata e Punës (VC) u kishte bërë thirrje më shumë se 5 mijë pilotëve të Lufthansa që të organizonin një largim 24-orësh, duke thënë se raundi i fundit i bisedimeve për pagat kishte dështuar.

Grevat dhe mungesat e stafit kanë detyruar tashmë disa linja ajrore, përfshirë Lufthansa, të anulojnë mijëra fluturime këtë verë, duke çuar në radhë të gjata në aeroportet kryesore.

/GazetaSinjali/