image Antony Blinken të hënën do të udhëtojë në Izrael

Evropë

Antony Blinken të hënën do të udhëtojë në Izrael

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të hënën do të udhëtojë për në Izrael.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, shkruan CNN

Së fundmi,uUshtria izraelite ka publikuar orar të ri për civilët në Gaza, të cilët i ka urdhëruar të largohen drejt jugut.

Banorët do të mund të largohen prej orës 10:00 të mëngjesit deri në orën 13:00 nëpër rrugët e përcaktuara më parë, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë izraelite në X – platformë e njohur më parë si Tëitter.

Ushtria ka thënë se nuk do t’i sulmojë ato rrugë përgjatë orarit për evakuim.

Njerëzit që kujdesen për sigurinë e familjeve të tyre duhet të nisen drejt jugut, ka thënë ushtria izraelite, duke shtuar se Hamasi, i cili e udhëheq Gazën, kujdeset për pjesëtarët e vet dhe familjet e tyre.

Ka pasur raportime se Hamasi është duke e parandaluar ikjen e civilëve drejt jugut të Gazës.

Izraeli e ka akuzuar vazhdimisht Hamasin se është duke abuzuar me popullin e vet dhe po e përdor si mbrojtje.

Sipas ushtrisë izraelite, mijëra palestinezë tashmë kanë shkuar në jug të Gazës, ndonëse thirrja u është bërë 1 milion civilëve, teksa Izraeli pritet të nisë një ofensivë tokësore për ta luftuar Hamasin.

Kombet e Bashkuara i kanë kritikuar urdhrat për evakuime dhe kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare.

Ushtria izraelite ka bombarduar shënjestra të Hamasit në Gaza, prej sulmeve të pashembullta të grupit militant ndaj civileve izraelitë në fundjavën e kaluar.

/GazetaSinjali/