image Antony Blinken paralajmëron 'pasoja masive' për Rusinë nëse vazhdon me 'veprime agresive'

Botë

Antony Blinken paralajmëron ‘pasoja masive’ për Rusinë nëse vazhdon me ‘veprime agresive’

news image

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar Rusinë se mund të përballet me ‘pasoja masive‘ nëse vazhdon veprimet e saj ‘të pamatura dhe agresive‘ kundër Ukrainës.

Ne po shikojmë dhe jemi të përgatitur të ndërmarrim hapat nga të cilët jemi përmbajtur në të kaluarën që do të kishin pasoja masive për Rusinë”, tha Blinken për Meet the Press.

Blinken tha se nëse Rusia vazhdon këtë rrugë ‘duket i pamundur‘ një takim personal mes Biden e Putin.

Kryediplomati i vendit ishte në Mbretërinë e Bashkuar këtë fundjavë ku u takua me homologët e tij në grupin e shtatë fuqive ekonomike, G7. Rusia ka tërhequr vëmendjen e botës në javët e fundit duke grumbulluar trupa dhe pajisje ushtarake në kufirin e saj me Ukrainën me shpejtësi të lehtë.

I gjeta të gjithë aleatët tanë shumë të vendosur, si në shqetësimin e tyre të thellë për atë që Rusia mund të bëjë dhe mund të planifikojë, si dhe në vendosmërinë e tyre për të ndërmarrë hapa të fortë dhe të koordinuar nëse Rusia vepron në mënyrë agresive”, tha Blinken.

/GazetaSinjali/