image Antonio Banderas thotë se e dashura ia shpëtoi jetën

Bota e Yjeve

Showbiz/ Antonio Banderas thotë se e dashura ia shpëtoi jetën

news image

Aktori i njohur spanjoll Antonio Banderas, ka treguar se si e dashura e tij Nicole Kimpel, i ka shpëtuar jetën kur ai ka pësuar sulm në zemër.

Banderas që është nominuar tri herë për çmimin Golden Globe, tha se partnerja është kujdesur që ai të mos përkeqësohej kur pati sulm.

E dashura ime kishte një dhimbje koke dhe nuk kishim asgjë në shtëpi. Kështu që ajo doli për të blerë diçka, një qetësues për dhimbjet apo çfarëdolloj gjëje tjetër. Ajo bleu një aspirinë, e cila është e vetmja gjë që gjeti, mendoj se ishte pesë miligramë. Të nesërmen në mëngjes, kur fillova të shfaqja simptoma dhe e dija qartë se çfarë po ndodhte, ajo vendosi një nga ato aspirinat brenda gjuhës time dhe më shpëtoi jetën“, tha 59-vjeçari.

Më tutje ai ka thënë se që nga ai moment disa gjëra në jetën e tij kanë ndryshuar rrënjësisht dhe kjo falë partneres./Gazeta Sinjali/