Antonela Berisha njëra nga konkurrentet e sezonit të dytë të Përputhen është mjaft aktive në rrjete sociale.
Ish-konkurrentja deri më tani nuk ka pranuar se ka një mashkull në jetën e saj.
Mirëpo së fundmi postimet e saj kanë surprizuar ndjekësit ku edhe ka marrë shumë komente. Ajo ka marrë dhuratë një unazë e cila ka ardhur nga grimieri Henri Gjata.
Antonela dëgjohet teksa thotë njerëz më uroni sapo u fejova. Kjo ka qenë një shaka mes tyre dhe dyshja kanë vazhduar ta mbajnë lojën e tyre për ndjekësit me shumë humor. /Gazeta Sinjali/