Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thumbuar kundërshtarët politik përmes rrjetit social, Facebook.
Quni ka thënë se LDK-ja ka zgjedhur suksesshëm dhe në përputhje me rregullat statutare të partisë kryetar, Isa Mustafën, transmeton Sinjali.
“Nuk u permbushen pritjet e atyre qe deshen te shohin deshtimin e LDK-se. Suksesshem dhe ne perputhje me rregullat statutare te partise, LDK-ja zgjodhi Kryetarin Isa Mustafa dhe Keshillin e Pergjithshëm.”, ka shkruar ai.
Më tutje deputeti madje ka treguar se edhe nga cilët deputetë do të përfaqësohet Dega e Prizrenit në Këshill.
“Dega e Prizrenit, ne Keshill do te perfaqesohet nga; Anton Quni, Hatim Baxhaku, Haxhi Avdyli, Sadije Osaj Jakupi, Xhavit Ukaj dhe Driton Selmanaj“, ka shkruar Quni.
Isa Mustafa sot është zgjedhur për herë të tretë kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Kuvendin e IX-të zgjedhor, Isa Mustafa mori shumicën e votave nga 355 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve. /Sinjali/