image Anton Quni reagon pasi u zgjodh nënkryetar i LDK-së, nuk përmend pozitën e ministrit

Kosovë

Reagim/ Anton Quni reagon pasi u zgjodh nënkryetar i LDK-së, nuk përmend pozitën e ministrit

news image

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Anton Quni, ka reagur sot pasi u zgjodh nënkryetar i kësaj partie, në mbledhjen e kryesisë së LDK-së.

Quni përmes një postim në Facebook, ka thënë se është i nderuar dhe krenar për pozitën e re.

“Jam i nderuar dhe jashtëzakonisht krenar, që Lidhja Demokratike e Kosovës, sot, më ka zgjedhur nënkryetar të partisë.
Përkrah, kryetarit, Isa Mustafa, dhe me kolegët tjerë në pozitën e nënkryetarit dhe nga gjithë strukturat tjera të partisë, do të angazhohem gjithmonë për të përmbushur obligimet tona karshi aktivistëve, votuësve, simpatizantëve të LDK-së, si dhe për të mirën e gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Quni në Facebook.

Ai gjithashtu është shprehur i lumtur për finalizimin e marrëveshjes qeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, por nuk ka konfirmuar nëse ai do të jetë ministër i Mbrojtjes nga radhët e LDK-së, ashtu siç u raportua sot në media. /Gazeta Sinjali/

Postimi i tij: