image Anton Quni nuk e lë Rrustem Berishën ta lëshojë Ministrinë e Mbrojtjes

Kosovë

Oferta/ Anton Quni nuk e lë Rrustem Berishën ta lëshojë Ministrinë e Mbrojtjes

news image

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot e ka pranuar zyrtarisht detyrën për ta drejtuar dikasterin që deri tani e drejtonte Rrustem Berisha i AAK-së.

Berisha u shpreh i lumtur që po e lë ministrinë në dorën e Anton Qunit.

Me të pranuar detyrën e re, Quni e ftoi ish-ministrin që të bëhet këshilltar politik i tij gjatë qeverisjes.

Berisha deklaroi se do të pranojë çdo gjë që i kërkohet nga ish-bashkëluftëtari i tij, Anton Quni, në mënyrë që, siç tha ai, ta çojnë përpara Ministrinë e Mbrojtjes. /Gazeta Sinjali/