image Anton Quni: Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet relikt

Politikë

Anton Quni: Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet relikt

news image

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, ka postuar një fotografi me një qerre të vjetër, përmes së cilës ua ka dërguar një porosi bashkëpartiakëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Quni, i cili e ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së, ka thënë se nuk duhet të lejohet që kjo parti të bëhet relikt.

“Ky ‘relikt’ nxitë kujtime të bukura por është i papërdorshëm. Mos të lejojmë që LDK-ja të bëhet ‘relikt'”, ka shkruar Quni mbi këtë fotografi të postuar në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me fatin e LDK-së./Gazeta Sinjali/